Kamerat e sigurisë në një rrugë në lagjen “Gaziosmanpasa” të Stambollit kanë kapur momentin kur nëna hedh në koshin e plehrave foshnjen e sapo lindur. Pas verifikimit të kamerave policia ka zbuluar identitetin e saj duke mësuar edhe historinë që fshihet pas këtij krimi, raporton abcnews.al.
Foshnja u gjet nga kalimtarë të rastit, të cilët dëgjuan të qarat që vinin na koshi i plehrave dhe njoftuan menjëherë policinë. Për fat, foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa e ëma tashmë duhet të përgjigjet para ligjit.
Dyshohet se ajo lindi në orët e vona të mbrëmjes dhe disa orë me vonë, pasi e mblodhi foshnjen me rroba u nis në drejtim të koshit të plehrave ku edhe e hodhi. Vajza deklaroi në polici se i trembej babait prandaj edhe ndërmori një veprim të tillë.
Pavarësisht veprimit të rëndë, kamerat kanë kapur edhe momentin kur ajo vuan dhe qan pasi largohet nga koshi i plehrave. /abcnews.al


