Akuzohet për vrasje, nëna e Skënder Krasniqit: E mbajnë padrejtësisht, më qajnë fëmijët në shtëpi

schedule11:36 - 27 Maj, 2021

schedule 11:36 - 27 Maj, 2021

I dyshuari për vrasjen e Novruz Likometaj, Skënder Krasniqi është arrestuar për të dytën herë dhe prej më shumë se 7 muajsh ndodhet në burg.

Nëna e tij Roza Krasniqi ka kërkuar vëmendjen e medias për rastin e te birit dhe thotë se ai është i pafajshëm.

Ndër të tjera thekson se arrestimi i tij është bërë padrejtësisht dhe se nuk ka asnjë provë që e fakton se djali është fajtor.

Në vitin 2015 djalin ma kanë arrestuar për një vrasje në Fier. Djali ka bërë deri më tani 8 muaj në burg, dhe nuk ka asnjë provë, për mungesë provash ai doli nga burgu por tashmë e kanë marrë sërish për këtë vrasje dhe pse mori dëmshpërblim dhe pafajësi. Djalin e kamë shumë të pafajshëm, u kërkoj të gjithëve të ndihmojnë në lirimin e tij. Radhën e parë nuk ka pasur asnjë provë, tashmë thuhet se djali i Likometaj thotë se ka 20 prova por që nuk përputhen me dëshminë e djali tim. Kam mbi 7 muaj që nuk e kam takuar djalin te shtëpia. Ai më thotë se pse nuk bëjmë asgjë për ta nxjerrë nga burgu, vetëm flas në telefon me të. Nuk ka drejtësi”, ka thënë ajo.

Në vitin 2015 Skënder Krasniqi u arrestua si i dyshuari i vetëm për vrasjen e 80 vjeçarit Likometaj. Në atë kohë hetuesit kishin si provë vetëm deklaratat e djemve te viktimës sipas të cilëve i moshuari ngacmonte nënën e Krasniqit.

Pasi qëndroi 8 muaj në burg Krasniqi u la i lire për mungesë provash madje fitoi edhe dëmshpërblim për burgim të padrejtë. Por 7 muaj më parë prokuroria dha urdhër për riarrestimin e tij pasi u gjetën prova të reja. Çështja po gjykohet tashmë në gjykatën e Fierit ndërsa i akuzuari nuk e pranon autorësinë e krimit

44 vjecari Skender Krasniqi është babai i dy fëmijëve 7 dhe 11 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!