Superiorja ka përfunduar një ditë më parë dhe tashme priten vendimet e drejtuesve për trajnerët. Te Tirana ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Orges Shehin.
Durrsaku është i gatshëm të qëndrojë dhe do të bisedojë me drejtuesit, sigurisht nëse ata e shikojnë të arsyeshme. Kontrata i përfundon në fund të muajit.
Edhe te Kukësi ka shumë dilema. Abcnews.al, nga burime pranë klubit verilindor, mëson se shanset që Mirel Josa të vazhdojë të jetë trajner janë të pakta.
Shumë shpejt pritet edhe një komunikatë e klubit të Kukësit, që do të ketë punë këtë verë për të bërë afrime cilësore.
Dinamo, e ngjitur në Superiore, ka gjetur marrëveshjen me Bledi Shkëmbin. Zyrtarizim ende nuk ka, por korçari do të jeta ai që do i drejtojë “Blutë” e kryeqytetit pas rikthimit në elitë. / abcnews.al

