Një qytet bujqësor në Kaliforni është drejt zhdukjes së tij, Studimet e fundit tregojnë se Corcoran në Kaliforni çdo vit zhytet nga 60 centimetra, ndërsa kompanitë bujqësore pompojnë ujë nëntokësor për të ujitur të korrat.
E vendosur në Luginën San Joaquin të Kalifornisë, qyteti prej 7.47 miljesh katrorë ka një total prej 21,960 banorësh dhe është zhytur 11,5 metra në 14 vitet e fundit. Fenomeni I zhytjes së ujë ka ardhur si pasojë e kompanive bujqësore që kanë pompuar ujë nëntokësor për të ujitur të korrat e tyre për dekada, sipas USGS California Science Water Center.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Corcoran është zhytur rreth katër metra në zona të caktuara që nga viti 2015, parashikohet që qyteti do të fundoset edhe gjashtë deri në 11 metra të tjerë gjatë dy dekadave të ardhshme.
Banorët tashmë kanë ndjerë efektet e menjëhershme të fundosjes së ngadaltë dhe me një kosto për një qytet ku të ardhurat mesatare janë 40,000 dollarë. Zonat e përmbytjeve janë zhvendosur dhe niveli i qytetit është dashur të rindërtohet për 10 milion dollarë, duke rritur faturat e taksës së pronës së banorëve afërsisht 200 dollarë në vit për tre vjet.
Për breza të tërë, fermerët nxjerrin ujin nëntokësor nën sipërfaqen e tokës, kur nuk mund të marrin mjaftueshëm ujë sipërfaqësor nga lumenjtë lokalë ose nga kanalet, duke dëmtuar infrastrukturën.
Ndërkohë duket se efekti negativ që ka në zonë, banorët dhe drejtuesit e qytetit kanë zgjedhur të minimizojnë ose heqin dorë nga injorimi i fundosjes së qytetit./abcnews.al