Gishtin në këmbëz dhe syrin në shënjestër, amerikanët “pushtojnë” bazën e Pashalimanit

schedule22:10 - 26 Maj, 2021

schedule 22:10 - 26 Maj, 2021

Baza detare e Pashalimanit ka hapur dyert për stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21”. Nën udhëheqjen e Forcës Detare shqiptare në këtë bazë janë kryer stërvitje të përbashkëta me grupet shumëkombëshe të bordingut.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar në Facebook një video në të cilën janë shkëputur momente nga stërvitja e kryer nga trupat shqiptarë dhe ato të NATO-s.

Pjesë e stërvitjes ishte edhe aftësia për të përdorur armët e aleatëve dhe kundërshtarëve. Forca detare shqiptare u stërvit me kolegët e tyre nga vendet aleate.

Defender Europe 21është një stërvitje e përbashkët mbrojtëse shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda në Evropë dhe ajo në Afrikë e ushtrisë së SHBA-së. Kjo stërvitje synon të ngrejë gatishmërinë dhe realizojë ndërveprimin midis ushtrisë së SHBA, NATO-s dhe ushtrive partnere, në mënyrë që bashkërisht të jenë të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi. sb/abcnews.al/