Tiranë- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Mësohet se të plagosurit janë L. K., 23 vjeçe dhe D. D., 60 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ata janë përplasur nga një makinë që drejtohej nga 56-vjeçari Sh.T. Ky i fundit teksa lëvizte në ish Misto-Mame rreth orës 17:10, ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy këmbësorët.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:10, në ish Misto-Mame, shtetasi Sh. T., 56 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore shtetasit L. K., 23 vjeçe dhe D. D., 60 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al/



