Basha: Detyra e opozitës është zgjidhja politike, jo nxitja e dhunës

schedule13:26 - 19 Tetor, 2018

schedule 13:26 - 19 Tetor, 2018

Kryedemokrati Lulzim basha i ftuar në studion e Opinion në TV Klan deklaroi se opozita që ai kryeson ka për qëllim final jo vetëm largimin e Edi Ramës nga karrigia e kryeministrit, por nga politika. Për këtë bojkotin parlamentar e kushtëzon me pranimin e propozimit të PD për vettingun në politikë, duke refuzuar çdo thirrje drejtuar popullit për përdorimin e dhunës për betejën e tij politike.

Akuzave të ngritura vetëm një natë më parë nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla për tre deputetë demokrat të cilët sipas tij kanë të afërm të shpallur në kërkim, kryedemokrati Lulzim Basha, nga e njëjta studio televizive, i sugjeroi numrit dy të socialistëve të vijojë valën e denoncimeve në prokurori në rast se ka fakte për çfarë pretendon.

Kreu i opozitës ri-konfirmoi qëndrimin për bojkot të parlamentit në rast se propozimi i opozitës për vettingun e politikanëve do të refuzohet edhe institucionalisht, ashtu si u refuzua verbalisht nga kreu i qeverisë, kjo pasi për Lulzim Bashën është mënyra e vetme ligjore institucionale politike për largimin e Edi Ramës dhe mundësimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Qëllimi dhe objektivi final i betejës tonë politike është largimi i Edi Ramës jo vetëm si kryeministër por largimi i tij nga politika dhe dërgimin e tij para drejtësisë për krimet që është përgjegjës direkt dhe indirect ndaj shqiptarëve. Partia Demokratike dhe aleatët po përgatiten për zgjedhje, për zgjedhjet lokale, por po përgatiten për zgjedhje të përgjithëshme. Qëllimi ynë është që me shumicën e shqiptarëve që nuk e pranojnë dhe nuk e durojnë më këtë gjendje, ti imponojmë një zgjidhje politike vendit”.

Për kryedemokratin Basha vendi sot ka marrë të njëjtën rrugë që deklaron se një vit më parë arriti ta devijojë marrëveshja e 18 majit mes tij dhe kryeministrit Rama, atë të konfrontimit civil por duke rikonfirmuar karakterin e tij jo-radikal, lulzim basha theksoi pozicionimin e tij kundër dhunës.

“Nuk shkel mbi kufoma për të ardhur në pushtet. Asnjë partie politike në bindje time sepse gjerat kanë evoluar, unë si kryetar i partisë kam një formim timin, por po e them sot që asnjë parti politike ne demokraci smund të kërkojë rrëzimin e qeverisë me të gjitha mjetet”.

Kjo për Lulzim Bashën është vetëm tagër i sovranit, popullit, i cili ka gjithë të drejtat ta rrëzojë një qeveri me të gjitha mjetet, në emër të themeleve të bashkëjetesës demokratike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!