Holanda ka fituar një Europian në vitin 1988, për herë të parë dhe të vetme në histori. Kombëtarja tulipane është një nga favoritët për fitimin e Euro 2020, që do të nisë më 11 qershor me duelin Itali-Turqi. Trajneri i Holandës, Frank De Boer ka nisur të bëjë disa llogari.
Frank de Boer: “Group stage predictions? 3-1 win vs Ukraine, 2-1 win vs Austria, 3-0 win vs North Macedonia. But if we become 1st in the group we could face Portugal, Germany or France. So it might be better to become 2nd in the group. We prepared all possible scenarios.” pic.twitter.com/YEHjGYY3yO
— ??? ???? ? (@TheEuropeanLad) May 25, 2021
Ekipi i tij është pjesë e grupit C dhe do të ketë përballë Ukrainën, Austrinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Unë parashikoj që do të fitojmë 3-1 ndaj Ukrainës, 2-1 me Austrinë dhe 3-0 kundër Maqedonisë së Veriut.
#Euro2020, i convocati dell’#Olanda ??: #DeBoer chiama tre giocatori della #SerieAhttps://t.co/Gz6Bvya5Xt
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) May 26, 2021
Por nëse ne dalim në vend të parë në grupin tonë, mund të përballemi me Gjermaninë, Portugalinë ose Francën, kështu që është më mirë të renditemi në vend të dytë. Jemi përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm“, deklaron De Boer.
Tekniku 51-vjeçar ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2020. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 13 qershor në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit. Djemtë e Koeman do të kenë përballë Ukrainën e Shevchenkos. /abcews.al