Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aktivitetin e Moisi Habilajt në Itali. Mediat italiane këtë të mërkurë kanë publikuar një përgjim të regjistruar brenda një makine BMË X3 në 9 prill të 2019.
Sipas artikullit bëhet me dije se brenda makinës ndodheshin tre persona mes të cilëve dy trafikantë shqiptarë Julian Hoxhaj, Indrit Karafili dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania.
Ata nxjerrin në pah miqësinë e veçantë që ka nisur Moisi Habilaj me Natalino Nizza (djali i një bosi droge) në korridoret e burgut të Bicocca.
“Ata e braktisën atje, pa para dhe rroba. Natalino i dha para, rroba dhe kur mori paratë, Moisiu i bleu një kostum të Juventusit”, është një pjesë e bisedës.
Ndërkohë në bazë të hetimve thuhet se miqësia mes Habilajt dhe Nizza-s i hapi rrugën biznesit të drogës të Hoxhajt dhe Karafilit në Katania.
“Përgjimet mjedisore, shkruajnë hetuesit, zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të kishte një marrëdhënie të qëndrueshme me shqiptarët për blerjen e marijuanës, fillimisht me 30 ose 40 kilogramë.Unë e kam mbaruar punën time, tani dua paratë e mia”, i tha Karafili një burri shqiptar gjatë një prej shumë udhëtimeve të tij në Katania.
Natalino Nizza përveç se është djali i ‘shefit’ Giovanni Nizza, është edhe nipi i Andrea-s, trafikanti të drogës prej 30 vitesh që tashmë është mbyllur në ‘41 bis’.
Nizza sipas përgjimeve rezulto se ishte i interesuar për të krijuar dhe mbajtur një marrëdhënie me shqiptarët për blerjen e marihuanës. ” Unë fola me xha Natalinon, më tha më lër të flas me ta,” është një tjetër zë që dëgjohet në përgjimet e publikuara këtë të mërkurë.
Habilaj është një emër që përmendet në përgjime në lidhje me një vizitë në Catania “nga gruaja e dytë e Moisiut,”dëgjohet në përgjim.
Ndërkohë kujtojmë se një javë më parë është bërë i mundur arrestimi i Hoxhaj dhe Karafili që njihet ndryshe si ‘Juli’. Ata u arrestuan bashkë me dhjetë persona të tjerë të cilët ishin të përfshirë në një bandë të trafikut të lëndëve narkotike./abcnews.al