Bypass-i i Vlorës do të hapet provizorisht prej datës 15 Korrik për të lehtësuar trafikun nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku inspektoi nga afër punimet duke e përshkuar rrugën me makinë teksa ishte LIVE në rrjetet sociale. Balluku deklaroi se janë marrë të gjitha masat në lidhje me menaxhimit e trafikut.
“Normalisht një pjesë të madhe të punës po kryhet nga kilometri i 20-të. Ndërkohë tashmë e gjithë puna është përqendruar këtu. Problematikat janë zgjidhur dhe ka ardhur momenti për të filluar me stabilizantin. Kam vendosur ta përshkojmë këtë pjesë për të parë ecurinë e punimeve. Sot kemi inspektuar të gjithë kantierin.
Kemi kaluar nga çdo cm i kësaj rruge për të parë nga afër me inxhinierët shqetësimet apo çfarë është më e rëndësishme për ta hapur këtë vepër gjatë periudhës së sezonit. Ato pika që do marrin zgjidhje në muajt në vazhdim do jenë të aksesueshme përmes bypass-eve të vogla që ne do krijojmë. Kemi marrë të gjitha masat.
Roli i policisë së shtetit do të jetë shumë i rëndësishëm. Ata do të jenë në mbështetjen tonë për të monitoruar trafikun. Duke hapur Bypass-in e Vlorës presim përpunim të mirë të trafikut. Puna më e vështirë mbetet në dorë të kompanisë ndërtuese. Duhet të mbajnë afatin e deklaruar që është data 15 korrik”, deklaroi ministrja. /mv.abcnews.al


