KRETË/ Kishte harruar gjithçka ndodhi në 2009, shqiptari përballet me të papriturën kur shkon të rinovojë dokumentet në polici

schedule11:08 - 26 Maj, 2021

schedule 11:08 - 26 Maj, 2021

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Kretë të Greqisë pasi dyshohet si autori kryesor i një vrasjeje të ndodhur 12 vjet më parë në Lamia.

Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar fshihej prej 12 vitesh në Kretë dhe është kapur në momëntin kur kishte shkuar për të firmosur rinovimin e dokumenteve të qendrimit në Greqi.

Pasi kanë bërë verifikimet përkatëse, policët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një të kërkuar për vrasjen e ndodhur në vitin 2009 në Lamia. Menjëherë pas arrestimit, policia e Kretës ka njoftuar atë të Lamias për rastin në fjalë, raporton abcnews.al.

Ai jetonte prej vitesh i pashqetësuar në zonën e Lassithit.

Mësohet se shqiptari kishte lëvizur në mënyrë të rregullt edhe nga Greqia në Shqipëri dhe anasjelltas duke rinovuar dokumentet, ndërsa nuk ka hasur asnjëherë probleme me policinë në kufi edhe pse i kërkuar. /Abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!