Vidhet banesa e deputetit shqiptar, autorët marrin euro, armë e bizhuteri

schedule10:06 - 26 Maj, 2021

schedule 10:06 - 26 Maj, 2021

Shtëpia e një deputeti të Kuvendit të Kosovës ka rënë pre e grabitjes mbrëmë rreth orës 19:30, në Graçanicë.

Mediat në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për shtëpinë e deputetit PDK-së, Mërgim Lushtakut.

I kontaktuar për këtë rast, Lushtaku nuk e ka mohuar vjedhjen e rëndë që u krye në shtëpinë e tij, por vetëm ka dhënë më shumë detaje.

Sipas Policisë, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e deputetit dhe janë vjedhur 5 mijë euro, stoli ari, një armë me dy karikatorë dhe rreth 30 fishekë (me leje). Hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!