Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik prof Silva Bino publikoi e ftuar në emisonin “Log.” në ABC ka folur rreth teknikës se testimeve me sekuencim gjenetik. Sipas Binos, vendi ynë ka pajisjet e sekuencimit gjenetik por duhet staf i përgatitur për të përdorur si dhe buxhet.
“Ka lidhje me investimet gjatë viteve është një plagë e vjetër. Ne kemi aparate të sekuencimit gjenetik. Ka ISUVI dhe QSUT si dhe Fakulteti i Mjekësisë. Duhet të vihen në punë. Po e them sot se nuk është më testim luksi. Ka lidhje edhe me opinionin në përgjithësi. Si me diagnozën molekulare., Se në 2008 kemi bërë një debat me OBSH për kitet PCR. Apo testimet specifike për testimin për HIV në bankat e gjakut.
Nuk është cështje buxheti. Sekuencimi gjenetik në ISHP po punojmë dhe kemi filluar të merremi. Problemi është analiza bioinformatike. Dhe Intepretimi i tyre. Na kanë suportuar britanikët dhe përdorëm një metodologji tjetër. Nëse do kemi shtame mutante dhe ato që i shpëtojnë vaksinave” /abcnews.al/