Barcelona duhet të vendosë për të ardhmen e trajnerit Ronald Koeman. Ditët e fundit ka pasur shumë zëra dhe Xavi Herandez është përfolur shumë sipas pasuesi i holandezit te katalanasit.
Gjithsesi ende nuk ka asgjë zyrtare dhe nga Spanja raportojë se Koeman do të takohet në “Camp Nou” me presidentin Joan Laporta, i cili do të jetë i shoqëruar edhe nga Rafa Yuste dhe Mateu Alemany.
Ronald Koeman a punto de llegar a las oficinas del Camp Nou con su representante. Se reunirán con Joan Laporta, Rafa Yuste y Mateu Alemany. Se espera decisión sobre el futuro del entrenador. @ellarguero @QueThiJugues
— Adrià Albets (@AdriaAlbets) May 25, 2021
Nga ky takim pritet që të merret një vendim për të ardhmen e trajnerit në krye të Barcelonës. Palët do të shprehin këndvështrimet e tyre për të ardhmen dhe në fund do të vendosin se cila është më e mira për të gjithë. /abcnews.al