Dy automjete janë përplasur në vendin e quajtur ish-Vefa në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 kur një mjet tip “Ford” me drejtues V. M, u përplas me një tjetër mjetin tip “Volkswagen ” me drejtues A. Gj.
Për pasojë, dëmtime të lehta ka marrë një nga pasagjerët e mjetit “Volkswagen ”, A. K., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. sb/abcnews.al/



