Polonia nis lotarinë për të motivuar njerëzit të vaksinohen: Fituesit do të marrin mbi 270 mijë $

schedule20:16 - 25 Maj, 2021

schedule 20:16 - 25 Maj, 2021

Polonia ka nisur lotarinë me çmimin më të lartë me vlerë deri në 273,000 dollarë në mënyrë që të inkurajojë popullsinë të vaksinohet kundër Koronavirusit.

Ndihmës Ministri i Shëndetësisë i cili po merret me programin e imunizimit, Mihalj Dvorzik u shpreh se përkundër faktit se 69% e polakëve thanë se dëshironin të imunizoheshin, sfida më e madhe është zbatimi i tij.

Ndërkohë konkursi do të sponsorizohet nga ndërmarrjet shtetërore dhe Lotaria Kombëtare Polake “Totalizator Sportoëy”, ku çdo 2,000 person i vaksinuar që do marr pjesë në lotari do të fitojë 110 euro. Kurse dy pjesëmarrësit më të lumtur do të fitojnë 273 mijë dollarë dhe një makinë hibride.

Sipas reuters, qeveritë lokale inkurajohen gjithashtu përmes konkurrencës për të arritur nivele më të larta të vaksinimit dhe 500 të parët që arrijnë një normë prej 75 për qind marrin 27300 dollarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!