Një ndër aksidentet më të pazakontë ka ndodhur në SHBA, ku një makinë ka përfunduar në çatinë e një banese në Eureka, një lagje periferike e Saint Louis.
Mediat e huaja bëjnë me dije se makina që udhëtonin dy adoleshentë që po ktheheshin nga një festë është përplasur me çatinë e një shtëpie.
Nga përplasja përveç frikës dhe panikut të krijuar, nuk janë lënduar as banorët e shtëpisë dhe as adoleshentët.
Nga pamjet shikohet sesi gjysma e makinës që udhëtonin të rinjtë është futur përgjys në çati./abcnews.al