Nazarko “skanon” kandidatët për PD: Shehaj si Berisha, i vetmi që mund të konkurrojë Bashën

schedule23:34 - 24 Maj, 2021

schedule 23:34 - 24 Maj, 2021

Lulzim Basha në 13 Qershor do të ketë përballë tre kandidatë që duan ti marrin partinë, por cili prej tyre është më në avantazh? Analisti Mentor Nazarko u shpreh në “Log” se Agron Shehaj është konkurrenti real i Lulzim Bashës dhe që mund të përplaset me Ramën, ndërsa gjuhën e tij e krahasoi me stilin e Berishës.

Futja e Shehajt krijon cilësi të re për shkak të profilit të tij si ndërmarrës, i cili ja detyron pasurinë e vet biznesit jashtë, suksesit në biznes, i cili është i formuar në perëndim, nuk “hipoteka” që mund të jetë i shantazhueshëm, ka popullaritet me siguri edhe te brezi i ri.

Nuk ka ndonjë karizëm kushedi se cfarë të vecantë, por mendoj se ai është konkurrenti real i Bashës. Ndonëse së në historinë e vet me PD-në duket se ka pasur mbështetjen e Bashës, por kjo nuk do të thotë se do të mbetet peng i Bashës, e shikoj edhe si njeri që mund të përplaset me Ramën.

Të paktën nga njerëzit e PD-së që kam folur, duan të thonë; ai në PD është produkt i Bashës, thonë Basha e ka vendosur në Vlorë, Basha e ka vendosur atje, me këtë nuk dua të them që do të mbetet peng i Bashës, por si profil edhe në qëndrimin që mbajti ndaj çështjes Berisha “që tha preferoj të mos komentoj”, ai tregoi një autonomi më të madhe se linja zyrtare e PD-së.

Në pikëpamje të probalitetit për sukses edhe jashtë PD-së, përballë Ramës, unë mendoj se është dikushi që mund ta konkurrojë. Të vetmet të meta, është a e bën dot ai një parti me bazë të gjerë? Ai në gjuhë shpesh herë është më agresiv, është në stilin e Berishës ndonjëherë, duhet të shoh përpara” tha Nazarko./ db/ Abcnews.al