Kandidat për PD-në, Kadilli: Berisha, njeriu më i zhgënjyer nga Basha, mori fund

schedule22:54 - 24 Maj, 2021

schedule 22:54 - 24 Maj, 2021

Fatbardh Kadilli, i cili është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e PD-së u shpreh mbrëmjen e sotme se Sali Berisha është njeriu më i zhgënjyer nga Lulzim Basha. Ai tha në “Log” se Basha ishte i përzgjedhuri, por theksoi se Berisha ka qenë shumë i kujdesshëm për ta transferuar influencën e tij.

Basha ka qenë një projeksion i vjetër që pothuajse kushdo e ka parë si trashëgimtar të Berishës dhe gjithë influenca e tij ka qenë e transferuar te Basha. Besoj që (Berisha) është njeriu më i zhgënjyer nga Basha” tha ai.

Por a ka interes Berisha të ndërhynte tani? “Nuk besoj se do të donte të angazhohej, pasi ajo që ka influencuar deri tani ka rezultuar dështim. Më tepër është perceptuar sesa është parë gjë, ka qenë shumë i kujdesshëm për ta transferuar influencën e tij” theksoi ai.

Por pse Berisha e mbështeti Bashën në fillimet e tij? “Ka qenë preferenca e tij. Unë jam i vjetër në politikë, Berisha ka gabuar shpesh në figurat që ka zgjedhur, një pjesë e tyre nuk mbahen mend më në politikë, por kanë pasur një tipar shumë të ngjashëm që nuk dua ta thelloj. Basha është një humbës dhe nuk dua të flas më për humbjen” tha Kadilli.

Ditën e mërkurë, Kadilli njoftoi se do të zbresë në bazë duke nisur fushatën për kryetar të PD-së, nga Berati. Ai akuzoi se selia blu nuk i ka vendosur në dispozicion listën e anëtarësisë, aludoi se atë e ka vetëm Agron Shehaj dhe akuzoi se gara nuk është e barabartë.

Jam personi që shpalla garën, e hapa garën e PD-së. Në momentin që kandidova pati reagime jo të ekuilibruara duke e quajtur të nxitur, por në momentin që ke rënë duhet të ngrihesh. Sot kontributi im i parë është që PD-ja ka një garë.

Jam krenar që arrita t’i rikthej garën PD-së, sot nuk flitet më a duhet sfiduar kryetari, por kush është më i miri në garë, kjo është një meritë që duhet t’ja njoh vetes. Sot kam marrë përgjegjësinë për t’i rikthyer besimin kësaj partie për t’u ringritur.

Projekti i Bashës ka marrë fund me humbjen. PD është një aset, projekti që unë kam është një PD më e madhe se kryetari, një PD që shndërrohet në lëvizje të madhe popullore, që krijon frymë, kauza të reja dhe mbi të gjitha një PD ku cdo individ gjënë hapësirë” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!