Arbnor Muçolli vazhdon të luajë në nivele të larta në Danimarke dhe të tregojë se është një lojtar plot cilësi dhe efektiv. Ylli i kombëtares sonë së të rinjve dhe i Veljes në Danimarkë ka gjetur një tjetër gol ditën e sotme.
Anësori ka mundur të shënojë në ndeshjen e Velje ndaj Lyngby, duke hapur ndeshjen në minutën e 25-të dhe kontribuar në rezultatin final, që përfundoi me shifrat 2-2.
Muçolli është një nga më të talentuarit të skuadrës së Alban Bushit dhe një kandidat për të kaluar shpejt në kombëtaren e madhe. 21-vjeçari është autor i 4 golave dhe 2 asisteve në 26 ndeshje këtë sezon. Në Danimarkë kampionati është drej fundit dhe po luhet për Play-Off. /abcnews.al
https://streamable.com/beaw6r