Partia Demokratike dorëzon në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për vendimin e KAS-it, për rezultatin e zgjedhjeve të qarkut Gjirokastër.
Lajmin e ka konfirmuar eksperti ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu.
Lexo edhe: “Zgjedhjet në Gjirokastër të vlefshme”, KAS rrëzon ankimimet e LSI, PD dhe Kreshnik Merxhanit
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” Logu thotë se PD kërkon pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve për qarkun e Gjirokastrës.
“Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi”, shkruan eksperti Ligjor i PD-së, Marash Logu.
Kujtojmë se para disa ditësh KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD-së për prova shtesë, duke mos pranuar në këtë mënyrë ankimimet nga ana e Partisë Demokratike, për t’i shpallur zgjedhjet në Gjirokastër në pavlefshme.
/abcnews.al/