VIDEO/ E spërkati me benzinë dhe i vuri flakën, ABC siguron pamjet: Si u dogj lokali te “Myslym Shyri”

schedule15:30 - 24 Maj, 2021

schedule 15:30 - 24 Maj, 2021

Nga Xhensila Kodra

Zjarri i rënë 10 ditë më parë në një lokal në kryeqytet, në hyrje të rrugës “Myslym Shyri” ka qenë i qëllimshëm. Fillimisht, policia dhe zjarrfikësja dyshuan se shkak ishte ndonjë shkëndijë elektrike.

Por, në videon që “ABC” ka siguruar është fiksuar momenti kur një djalë i ri hyn në pjesën e jashtme të lokalit dhe e spërkat atë me benzinë.

Siç shihet edhe në pamje, i riu, ende i paidentifikuar nga policia është i veshur sportiv. Në kokë mban të hedhur kapuçin e bluzës, në fytyrë maskën anti-Covid dhe në duar doreza të zeza.

Sapo spërkat lokalin me shishen me benzinë që mban në dorë, largohet dhe i vë flakën.

Gjithçka ka ndodhur vetëm në një minutë. Ngjarja është regjistruar në orën 22:42 minuta.

Për të zbardhur motivet, efektivë të komisariatit numër 2 kanë marrë në pyetje edhe pronarin e lokalit. Ai mohoi të ketë konflikte me njeri apo që zjarri t’i jetë vendosur për shkak të konkurrencës.

Por pavarësish dëshmisë së tij, policia ka dyshimet se gjithçka ka ndodhur për shkak të ndonjë konflikti të mundshëm.

Në komisariat janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje dhe pas deklarimeve të marra janë lënë sërish të lirë.

/abcnews.al/