Mutacioni indian në Shqipëri? Vdes 50-vjeçari nga Cerriku me simptoma të ngjashme

schedule12:10 - 24 Maj, 2021

schedule 12:10 - 24 Maj, 2021

Një 50-vjeçar nga Cerriku ka ndërruar jetë pak ditë më parë prej koronavirusit. Gazetari Aldo Kozarja bën me dije për abcnews.al se 50-vjeçari ishte kthyer pak ditë më parë me avion në Shqipëri dhe tranzitin e kishte bërë nga Athina.

Ajo që përbën shqetësim për rastin në fjalë lidhet me simptomat e të sëmurit, të cilat sipas burimeve zyrtare për abcnews.al nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Elbasanit ishin të ngjashme me ato të mutacionit indian të koronavirusit që njihet për agresivitetin  e tij.

Mësohet se pasi është konstatuar ky rast, një monstër e marrë nga 50-vjeçari është dërguar jashtë për të konfirmuar nëse kemi të bëjmë apo jo me versionin indian të koronavirusit, i cili ka shkaktuar deri më tani rreth 300 000 të vdekur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!