Një shpërthim me tritol tronditi mbrëmjen e kaluar Shijakun. Ngjarja ndodhi pranë një banese në lagjen “Kodra”.
Pronari i banesës, pranë së cilës ndodhi shpërthimi, Ilgner Vora, i cili është kreu i grupseksionit të Partisë Demokratike në këtë zonë është shprehur se nuk ka asnjë dyshim. “Kemi kontrollin e shtetit që po merr provat, nuk kam asnjë dyshim.”, tha ai.
I pyetur nëse ngjarja mund të ketë lidhje me angazhimin e tij në politikë, Vora u shpreh: “Nuk kam pasur përplasje me asnjë, në këtë shtëpi banojnë 12 persona. Ka qenë e papritur, kam dhe bashkëshorten shtatzënë dhe një djalë 2 vjeç. g.v/abcnews.al