Anija Lissus merr pjesë në 2 operacione shpëtimi në detin Egje

schedule10:05 - 18 Tetor, 2018

schedule 10:05 - 18 Tetor, 2018

Anija Lissus e Forcës Detare Shqiptare merr pjesë në 2 operacione për shpëtimin dhe parandalimin e tragjedive të emigrantëve në detin Egje. Në rastin e parë anija shqiptare diktoi një gomone me 33 persona që po mbushej me ujë. Sipas përgjegjësisë, anija shqiptare mbajti në mbikëqyrje gomonen, ku personat në bord po hiqnin ujin me mjete rrethanore. Gjithashtu, ekuipazhi shqiptar, i përbërë nga zhytës dhe infermierë, ka qëndruar në gatishmëri për evakuuimin e personave në rast emergjent.

Brenda pak minutash, të 33 personat në gomone, nga të cilët 19 burra, 6 gra dhe 8 fëmijë, të gjithë nga vende të Lindjes, u imbarkuan në bordin e anijes së Frontex. Ndërsa në operacionin e dytë mesnatën e mbrëmshme, anija Lissus shoqëroi në det një gomone me 40 persona, e cila u pikas nga roja bregdetare turke. Anija shqiptare mbajti nën kontroll gomonen, deri në imbarkimin e personave në bord, të cilët u dërguan për veprime në portin e Çeshmes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!