Meta mbështet protestën: Dënoj me forcë rastet e abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri

schedule14:38 - 23 Maj, 2021

schedule 14:38 - 23 Maj, 2021

Presidenti Ilir Meta është solidarizuar me protestën e zhvilluar sot në Tiranë, kundër abuzimit të vajzave dhe grave, nisur nga rasti i abuzimit të së miturës në Mirditë nga 5 persona.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në vend, ndërsa thekson se meriton ndëshkim të rëndë ligjor.

Lexo edhe: “Eduko djalin”, protestë në Tiranë pas përdhunimit të së miturës: Edukata seksuale të nisë në shkolla

“Dënoj me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri dhe solidarizohem në mbështetje të protestave qytetare kundër këtij krimi, që meriton ndëshkim të rëndë ligjor,” shkruan Meta. g.v/abcnews.al