Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në Serbi s’dinë as të festojnë, tifozët e Crvenës përleshen me të Partizanit

schedule12:38 - 23 Maj, 2021

schedule 12:38 - 23 Maj, 2021

Një përplasje e madhe mes tifozëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Beograd. Crvena Zvezda e kishte siguruar titullin kampion prej kohësh, por festa e madhe ishte vendosur të bëhej dje.

Titulli i 32-të në histori për Crvenën, teksa tifozët patën një sherr dhe përleshje të madhe me armiqtë e Partizanit, skuadra tjetër e kryeqytetit.

Përplasja e madhe ndodhi në zonën përgjatë lumit Sava, një zonë e mbushur me lokale dhe restorante. Vetëm ndërhyrja e policisë ndikoi në uljen e gjakrave.

Një person ka mbetur i plagosur, ndërsa janë arrestuar 17 ultras. Në ngjarje shkuan menjëherë Ministri i Brendshëm dhe Shefi i Policisë së Beogradit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!