Anxhela Peristeri, e cila përfaqëson Shqipërinë në finalen e Eurovision, ndezi skenën me performancën e saj duke marrë ovacione të shumta nga të pranishmit.
Ajo me anë të një lidhje live në rrjetet sociale ka folur menjëherë pas performancës në natën finale, duke theksuar se është shumë e lumtur që ishte pjesë e këtij kompeticioni.
Peristeri theksoi se sido që të dalë në këtë finale, eksperienca ishte e mrekullueshme.
“Sido që të dalim ishte një eksperience e mrekullueshme. Jam shumë shumë e emocionuar. Ju falenderoj të gjithëve për votat. Ju dua!”
Deri më tani kritikët e këtij kompeticioni kanë shprehur komentet e tyre pozitive për performancën e këngëtares. /abcnews.al/