Egnatia arriti këtë sezon të sigurojë rikthimin në Kategorinë Superiore pas plot 16 vitesh. Ditën e sotme skuadra e Gugash Maganit arriti edhe të fitojë finalen e Kategorisë së Parë ndaj Dinamos.
Ndeshja u mbyll me shifrat 1-0, falë një goli të shënuar në minutat e fundit të shtesës nga Ndriçim Shtubina, që përfitoi nga një dalje e gabuar e Edvan Bakajt.
Pas ndeshjes në “Elbasan Arena” shpërtheu festa, por jo vetëm atje sepse kremtimet e triumfit janë shtrirë edhe Rrogozhinë. Videot që vijnë nga atje tregojnë një festë të madhe dhe spektakël flakadanësh e fishekzjarrësh. /abcnews.al
https://streamable.com/19mm4b