Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision 2021”, Anxhela Peristeri ka shkëlqyer në skenën e finales së këtij festivali muzikor.
Kënga e saj “Karma” ka marrë ovacione të shumta nga publiku, ndërsa vetë Peristeri ka folur pas performancës së saj duke thënë se është mjaftë e lumtur.
“Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time“, u shpreh këngëtarja, pas performancës së saj.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojë sonte, në numrin e shtetit ku ndodhen, me kodin 02, në momentin që fillon votimi, që do të njoftohet gjatë spektaklit dhe numrat e telefonave do t’ju shfaqen në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë. /abcnews.al/.