Skocia dhe Uellsi kanë dërguar pajisje mjekësore në Indi për ta ndihmuar vendin që të përballet me krizën e koronavirusit.
Qeveria skoceze bëri të ditur se dërgoi në Indi 100 koncentrues oksigjeni dhe 40 ventilatorë me presion të vazhdueshëm Pozitiv të Rrugëve Ajrore. Kurse, qeveria e Uellsit dërgoi 638 përqendrues oksigjeni dhe 351 ventilator të cilët mbërritën në fillim të kësaj jave.
Operacioni po financohet nga Zyra e Jashtme.
Pajisjet mund të përdoren në spitale, pavijone të kujdesit intensiv ose vende të tjera dhe janë idealisht të përshtatshme për të trajtuar pacientët Covid-19 kur ka kufizime në furnizimin e infrastrukturës së gazit mjekësor.
Ndihmat do të shpërndahen nga Kryqi i Kuq Indian. Që nga fillimi i pandemisë, India numëron 26,3 milionë të infektuar dhe 296,094 viktima, ndërsa aktualisht është duke u përballur me një valë të dytë shkatërruese të koronavirusit. sb/abcnews.al/