Pesë minuta lojë i kanë mjaftuar Erling Haaland të dërgojë topin në rrjetë dhe të kalojë Dortmund në avantazh në takimin e javës së fundit kundër Bayer Leverkusen.
Bomberi norvegjez mori një asist nga Reinier dhe mposhti portierin mik me një diagonale të saktë dhe potente. Goli i 26-të në Bundesligë për këtë sezon dhe i 40-ti sezonal për 20-vjeçarin viking.
Erling Haaland hits 40 goals in a season for the first time in his career ? pic.twitter.com/gNACAUeKjA
— ESPN FC (@ESPNFC) May 22, 2021
Shifra të jashtëzakonshme, duke llogaritur moshën e re të yllit të verdhezinjve. Me golin e sotëm, Haaland ka barazuar një rekord që zgjaste prej vitit 1997.
Sulmuesi është kthyer në lojtarin e parë U21, që ia del të shënojë 40 gola gjatë një sezoni. Një gjë të tillë e realizonte Ronaldo në sezonin 1996/1997.
Fenomeni luante me Barcelonën në atë sezon, të parin dhe të vetmin. Ishte vetëm 20 vjeç, ndërsa sezonin e ardhshëm zgjodhi të transferohej tek Interi. /abcnews.al