Një person ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur me thikë kreu një seri sulmesh rastësore në lagjen De Pizhp në Amsterdam. Sulmet ndodhën në 11 të mbrëmjes së të premtes dhe sipas deklaratës së policisë holandeze, ishte e qartë që në fillim se sulmet ishin kryer nga i njëjti person.
Policia arrestoi një 29 vjecar i cili është dhe i dyshuari i vetëm për ngjarjen. Ende nuk ka të dhëna nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist.
Ndërsa nuk ka detaje për gjendjen e personave që ndodhen në spital./abcnews.al