Autoritetet braziliane në verilindje të vendit kanë gjobitur presidentin e Brazilit Bolsonaro, për arsye se nuk ka përdorur maskën mbrojtëse kundër Covid dhe se ka grumbulluar njerëz gjatë një manifestimi me më shumë se 100 persona.
Gjoba për mos respektimin e normave anti-covid është nga 380 dollarë deri në 283 mijë dollarë. Gjatë manifestimit Bolsonaro kritikoi masat për distancimin social të vendosur për të frenuar përhapjen e pandemisë nga kryebashkiakë dhe guvernatorë vendas.
Në Brazil numërohen 446 mijë vdekje nga Kovid dhe mund të përballet me valën e dytë të pandemisë./abcnews.al