Pengjet e Leo Messit: Më mungojnë fanellat e dy lojtarëve të Realit

schedule12:58 - 22 Maj, 2021

schedule 12:58 - 22 Maj, 2021

Tifozët e Barcelonës po presin rinovimin e Leo Messit. Skuadra e zemrës pa “pleshtin” nuk është njësoj dhe katalanasit shpresojnë që idhulli i tyre të firmosë sa më shpejt kontratën e re. Ylli dhe kapiteni i ekipit, ka dhënë një rrëfim të veçantë për Diario Ole, që në 25-vjetorin e themelimit ka vendosur të nxjerrë disa sekrete nga gjashtë herë fituesi i Topit të Artë. 

Isha 4 apo 5 vjeç, dhe shëtisja në rrugët e Rosarios me topin në këmbë. Mbaj mend që ndeshjet e para i kam luajtur në fushën Club Grandoli. Kam vëllezër dhe kushërinj më të mëdhenj, gjithmonë takoheshim për të zhvilluar ndonjë ndeshje. Nuk më kujtohet fare topi i parë, ama di që e mbaja gjithmonë me vete.

 

Kur luante me Rosarion

Ishim të pandarë“, rrëfen 33-vjeçari argjentinas. Më pas kalimi te Barcelona, aty ku nisi realizimi i ëndrrës së madhe. “Qaja sa herë kthehesha në Rosario, pasi doja të kthehesha në Barcelonë për të vijuar të bëja atë që kisha bërë gjithmonë. Kam humbur shumë miqësi, në atë kohë ishte e vështirë të komunikoje, jo si tani.

13-14 vjeçarët e sotëm janë të gjithë me celularë, në kohën time nuk ishte kështu. Ndërpreva komunikimet dhe raportet me shumë miq të mi për shkak të distancës“, kujton futbollisti më i mirë në planet. Pengje? Sigurisht që ka. Gjithçka lidhet me dy fanella që nuk i mori kurrë.

 

Ronaldo dhe Roberto Carlos

Në fillim nuk i kushtoja rëndësi ndërrimit të fanellave, më pas nisa ta merrja më seriozisht. Më vjen keq që nuk u kam kërkuar fanellat atyre me të cilët kam luajtur kur isha i vogël apo në hapat e mi të parë. Përshembull: Ronaldo fenomeni dhe Roberto Carlos.

Jam përballur me këta dy lojtarë, sot e pranoj dhe e deklaroj që do më pëlqente t’i kisha në koleksionin tim fanellat e tyre. Sigurisht që më mungojnë edhe fanella të emrave të tjerë, por shumicën i kam në shtëpi“, përfundon Leo Messi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!