“S’jam zhveshur për klikime, por për Mozzik-un”, Loredana ka një përgjigje ndaj kritikuesve

schedule18:45 - 21 Maj, 2021

schedule 18:45 - 21 Maj, 2021

Loredana dhe Mozzik kanë bashkuar forcat për të sjellë një album të përbashkët. Çifti i famshëm, që konfirmoi rikthimin pak javë më parë, kanë punuar për të sjellë “No Rich Parents”. Lajmin e bënë me dije përmes rrjeteve sociale, ndërsa zbuluan dhe kopertinën e albumit.

Në imazh, Loredana shfaqej shumë sensuale, ndërsa pozonte topless në shtrat pranë Mozzik-ut. Një prej ndjekësve të Loredanës ka shkruar në koment “Asnjëherë nuk jam zhveshur për klikime”, duke iu referuar një prej këngëve të saj. “Jam zhveshur për Mozzikun.”, ia ka kthyer reperja.

Kujtojmë që pak ditë më parë, u përfol se Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër për herë të dytë. Në fakt, ishte një foto që Loredana publikoi me një fëmijë në krah që bëri lëmsh rrjetin. Por siç duket, fotoja ka të bëjë me një projekt të tyre që me siguri do të jetë pjesë e albumit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!