Një sasi kanabis prej 3 kilogramë u gjet brenda një kove me reçel qershie. Ky zbulim u bë gjatë një kontrolli të bagazheve të një autobuzi të linjës Berat –Athinë. Pako e drogës ishte e mbështjelle me letër natriban dhe më pas ishte futur në kovën me reçel. Kontrolli fizik u bë në vijën e dytë të kufirit në pikën e kalimit në Kakavijë. Policia nuk jep më tepër të dhëna për shkak të hetimeve, pasi ende nuk është zbuluar personi që kishte kovën me reçel dhe me drogë./abcnews.al