Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapen me drogë në makinë, arrestohen tre persona në Shkodër

schedule13:20 - 21 Maj, 2021

schedule 13:20 - 21 Maj, 2021

Shkodër  – Tre persona kanë rënë në prangat e policia në Shkodër për shkak se janë kapur me lëndë narkotike.

A. I. 24 vjeç, Ll. L., 18 vjeç, A. I., 20 vjeç, u vunë në pranga si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. D., 16 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mabë, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas po qarkullonin me lëndë narkotike në automjet, kanë organizuar punën dhe në fshatin Paqram, Njësia Administrative Hajmel, kanë lokalizuar dhe ndalur mjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin A. I. dhe pasagjerë shtetasit Ll. L., A. I. dhe A. D., kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!