Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTOT/ Yuri Kim qëllon me mitraloz pranë Malit me Gropa

schedule11:53 - 21 Maj, 2021

schedule 11:53 - 21 Maj, 2021

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim,  në kuadër të stërvitjes “DefenderEurope 21” ka marrë pjesë në një seancë stërvitore në zonën e Bizës, pranë Malit me Gropa në Tiranë.

Në foto duket ambasadorja Kim që ka bërë qitje me armë automatike mitraloz dhe pistoletë, ndërsa në një foto tjetër shihet me dylbi.

Defender-Europe këtë vit ka përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 kombe për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se një duzinë kombesh, nga Baltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkanin.

Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1.000 trupa të sajë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!