Banorët e Spitallës në Durrës, kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë për bllokimin e kanalizimeve.
Gazetari i “ABC” Leonidha Musai tha se banorët kanë bërë ankesa tek organet përkatëse, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Ata kërkojnë që kanali të rikthehet për shërbimin e kullimit të ujërave të zonës.
Ky kanal shërbente për të mbledhur të gjithë ujërat e zonës, por pas bllokimeve sot shërben për dy procese, për të kulluar ujërat e zonës dhe për ujërat e zeza.
/abxnews.al/