Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Defender 2021”, Kim nga Vlora: Kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë, ato janë dominues

schedule11:05 - 21 Maj, 2021

schedule 11:05 - 21 Maj, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi nga Vlora se kur aleatët e NATO-s bëhen bashkë ato janë dominues.

Lexo edhe: Berisha “Non Grata”, reagon Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin, pandëshkueshmëria të marrë fund

Ambasadorja amerikanë ka zhvilluar vizita në Kuçovë për të ndjekur operacionet detare, ndërsa ditën e sotme është ndalur në Pashaliman për të parë operacionet detare.

“Është një rritje domethënëse për të bashkëpunuar si aleatë ushtarakë. Këtë javë kemi vizituar Kuçovën për të parë operacionin tokësore. Sot jemi na Pashaliman për të parë operacionet detare. Pra është e sigurt kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë ato janë dominues”, tha Kim.

Në një komunikim për mediat, ajo gjithashtu theksoi do të duhet të shihen më shumë arritje sa i përket të zhvillimit ekonomik në vend, për të cilën theksoi se kjo mund të bëhet vetëm nëse ka bashkëpunim.

“Kjo lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor. Ne kemi parë zhvillime pozitive të cilat do të duhet të vazhdojnë”, tha më tej Kim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!