Trump: Mos nxitoni të bëni me faj princin Salman për vrasjen e gazetarit

schedule23:10 - 17 Tetor, 2018

schedule 23:10 - 17 Tetor, 2018

Presidenti amerikan i ka dalë në mbrojtje Arabisë Saudite lidhur me zhdukjen e gazetari Kashogi në konsullatën saudite në Stamboll. Trump kërkon që të mos ketë nxitim në fajësimin e princit të kurorës. Ndërsa nga ana tjetër, mediat ndërkombëtare kanë publikuar fakte të reja, që tregojnë se Kashogi është vrarë në konsullatë.

Presidenti amerikan Donald Trump këshilloi që të mos ketë nxitim në fajësimin e Arabisë Saudite lidhur me zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e këtij shteti në Stamboll të Turqisë. Ai i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se Riadi po trajtohet si “fajtor derisa të provohet pafajsia”. Trump gjithashtu nënvizoi se trashëgimtari i kurorës Saudite, princi Mohammed Bin Salman ka mohuar se është në dijeni të asaj që ka ndodhur me gazetarin Khashoggi.

Ndërkohë, detaje të reja vijojnë të zbulohen nga mediat ndërkombëtare dhe turke, që gjithmonë i referohen burimeve afër hetuesve. Mësohet se gjatë kërkimit në konsullatën saudite në Stamboll, ekspertët turq kanë gjetur më shumë prova që lënë të kuptohet se bashkëpunëtori i Uashington Post është vrarë atje. Mediat ndërkombëtare raportojnë se është publikuar edhe një material audio prej 3 minutash që vërtetojnë se Khashoggi është vrarë.

59-vjeçari ka ndërruar jetë në 7 minuta. Khashoggi është vendosur në zyrën e Konsullit në Selinë Diplomatike në Stamboll dhe më pas është torturuar dhe bërë copash. Kjo raportohet nga e përditshmja turke, “Sabah”, që zbulon detaje shokuese. “Vetë konsulli është nxjerrë jashtë zyrës, nuk ka pasur asnjë tentativë për ta marrë në pyetje, agjentët kishin ardhur për ta vrarë”, shpjegojnë mediat.

Gazetari, një kritik i lidershipit Saudit, është parë për herë të fundit i gjallë ndër hynte në konsullatë me 2 tetor. Lidhur me zhdukjen e tij, një investigim i Nju Jork Tajms ka zbuluar se janë të paktën 5 persona të dyshuar nga autoritetet turke për përfshirje në zhdukjen e 59 vjeçarit. 4 prej tyre lidhen drejtëpërdrejtë me princin e kurorës./abcnews.al