Lideri i CSU-së: Të vëmë në punë koalicionin qeverisës

schedule23:00 - 16 Tetor, 2018

schedule 23:00 - 16 Tetor, 2018

Dy ditë pas zgjedhjeve që dobësuan pozitat e konservatorëve në Bavari, aleati kritik i kancelares Merkel, Horst Zehofer ka deklaruar se koalicioni qeverisës duhet fillojë të punojë seriozisht. Gjithashtu, kryetari i CSU-së ka refuzuar të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm.

Zëri më kritik i kancelares Merkel në koalicionin qeverisës ka deklaruar të martën se dëshiron të vërë në funksion aleancën, duke hedhur poshtë kërkesat për dorëheqje pas rezultatit të dobët në zgjedhjet rajonale të së dielës. Horst Zehofer, kryetar i Unionit Kristian-Socialist të Bavarisë, ka patur qëndrim kritik ndaj Merkel që prej vitit 2015 për shkak të politikës së dyerve të hapura, që u lejoi mbi 1 milion refugjatëve të hynin në Gjermani. Por performanca katastrofike e CSU-së në zgjedhjet e së dielës, më e dobëta që prej vitit 1950, ka ngritur pyetjet nëse ai duhet të tërhiqet nga posti i kryetarit të partisë dhe ai i ministrit të Brendshëm.

Thirrja u bë edhe më e fortë të martën, kur një anëtar i hershëm i Social Demokratëve, partneri i ri në koalicionin e Merkel, e cilësoi Zehofer një zgjedhje të gabuar për drejtimin e dikasterit të Punëve të Brendshme. Por Zehofer e hodhi poshtë idenë gjatë një konference për shtyp, kur tha se politika e arrgëton pa masë. Ai theksoi se CSU, partia simotër e Unionin Kristian-Demokrat të kancelares, do të veprojë sipas marrëveshjes së koalicionit.

“Nuk jam i prirur të lejoj tkurrjen e qeverisë, apo mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Koalicioni i madh duhet thjesht të punojë me përgjegjësi dhe transparencë dhe ne në CSU do të bëjmë gjithçka për këtë”, deklaroi Zehofer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!