Alban Skënderaj është një ndër artistët më të dashur të ekranit shqiptar. Prej vitesh në treg, këngëtari ka ditur ta bëjë për vetë publikun me perlat e tij muzikore. Ndër hitet që e karakterizon është dhe “Vetëm ty”, publikuar 8 vite më parë, por dhe pas kaq shumë kohësh vazhdon të dëgjohet akoma.
Së fundmi, ai ka bërë me dije se “Vetëm ty” do të vijë në një version remix. Kënga është punuar nga AVAXUS dhe do të publikohet nesër. Kujtojmë që projekti më i fundit i Albanit është “Zjarr në shpirt”, e cila erdhi pas suksesit të duetit me Arilena Arën.

Sakaq, përflitet se po punon për një këngë tjetër me Elgit Dodën. Duetit të tyre do t’i shtohet dhe Noizy, me të cilin Albani ka punuar dhe më parë për këngën “Drejt Suksesit”. Me Elgitin, ai ka bashkëpunuar për këngën “Parajsa ime”, që rezultoi hiti i verës që lamë pas. /abcnews.al


