Bosi i mafias në ekzil trondit politikën turke me një celular dhe tripod

schedule14:40 - 20 Maj, 2021

schedule 14:40 - 20 Maj, 2021

Nga Pinar Tremblay, Al-Monitor

Në vitet 1990, korrupsioni që përfshinte një rrjet të zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe personaliteteve të botës së krimit – të etiketuar si ” shteti i thellë ” u bë sinonim i emrit dhe imazhit të Turqisë globalisht. Por pas përfundimit të shekullit, Rexhep Tajip Erdogan, duke premtuar se do të kufizonte korrupsionin, u ngrit në pushtet – fillimisht si kryeministër, dhe më pas  si president.

Në dy vitet e fundit,  figurat mafioze – shumë me prejardhje ultra nacionaliste janë rikthyer në platforma të ndryshme. Njëri prej tyre është  Alaattin Cakici, i cili u lirua nga burgu vitin e kaluar për shkak të përhapjes së koronavirusit në burgje.

Menjëherë pas lirimit të tij, Cakici publikoi një letër publike duke kërcënuar  udhëheqësin kryesor të opozitës së Turqisë. I fundit është  Sedat Peker,  i cili fitoi famë kombëtare në 2016 kur kërcënoi  ata që kishin nënshkruar  Nismën Akademikë për Paqen  – duke i cilësuar terroristë. Pasi u hap një çështje penale kundër tij, Peker u shpall i pafajshëm, raporton abcnews.al

Ai madje vazhdoi të merrte çmime biznesi nga institucione të ndryshme, duke përfshirë ” biznesmenin më bamirës ” nga Milliyet Daily në 2017.

Ryan Gingeras, një profesor i çështjeve të sigurisë kombëtare në Monterey, California,  tha për Al-Monitor, “Peker ka mbushur titujt kryesorë të aktiviteteve të tij në dekadën e fundit, por ne nuk e dimë se çfarë ai bën me të vërtetë, cilat  janë bizneset e tij ose kush është ai.”

Që nga 1 maji, Turqia është tronditur nga videot në YouTube të shefit të mafias, në të cilat ai përshkroi incidentet e pretenduara që përfshijnë krimin, korrupsionin dhe sekretet shtetërore. Peker, 49 vjeç, ka qenë në kryqëzimin e medias, politikës dhe rrjeteve islamike për më shumë se një dekadë tani.

Peker ka postuar  pesë video, secila rreth një orë. Popullariteti i tij është  rritur shumë. Video katërt  ka tejkaluar 5 milionë views në pesë ditë. Peker ka premtuar më shumë video pasi komentet te postimet e tij kanë një audiencë të  madhe duke bërë pyetje të hollësishme rreth disa çështjeve.

Peker nuk është si çdo biznesmen, pasi ai ka organizuar  tubime politike  në qytete të ndryshme që nga viti 2015. Ai ka foto dhe video  me njerëz të famshëm, si dhe figura politike,  përfshirë Erdogan , dhe është i pranishëm në ngjarjet e rëndësishme në Turqi, raporton abcnews.al

Peker, i cili është dënuar dy herë për krimin e organizuar,  u largua nga Turqia  në 2019. Ai tha se nuk ishte larguar, por përkundrazi po përpiqej të përfundonte diplomën e tij të kolegjit. Pasi udhëtoi në disa vende në Ballkan, ai besohet se është në Emiratet e Bashkuara Arabe. Tema e zakonshme në videot e Peker janë pretendimet se zyrtarët e  lartë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e kanë tradhtuar atë.

Ai pretendon se Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu e informoi atë se po përgatitej një raport hetimi para se ai të largohej nga vendi. Peker gjithashtu pretendon se ai ishte larguar nga Turqia duke pritur të rikthehet përsëri.

Në videot e tij, Peker ka akuzuar elitat e AKP, duke përfshirë Soylu dhe ligjvënës të tjerë. Ndërsa shumë prej këtyre akuzave janë në dyshim prej kohësh, akuzat e Pekerit kanë ringjallur interesin e publikut.

Akuzat përfshijnë vrasje të mundshme, përdhunime, kontrabandë droge dhe abuzim të pushtetit politik. Këto akuza përfshijnë ish-burokratë të lartë si Mehmet Agar dhe djali i tij Tolga Agar, i cili është një ligjvënës i AKP, si dhe Soylu dhe këshilltarët e tij.

Peker pretendoi se Tolga Agar  ishte i përfshirë në përdhunimin dhe vdekjen e një gazetareje të re, e cila u raportua fillimisht si një vetëvrasje. Përveç kësaj, Peker ka përmendur në mënyrë të përsëritur se kishte detaje të sigurisë të caktuara nga qeveria, edhe gjatë udhëtimeve të tij jashtë vendit.

Ligjvënësit e opozitës thanë se Ministria e Brendshme kishte siguruar telefonat e Peker në mënyrë që bisedat e tij telefonike të mos mund të zbardheshin nga oficerët e sigurimit dhe inteligjencës.

Krerët e opozitës  u pyetën publikisht  nëse prokurorët do të hapnin një hetim mbi këto akuza. Megjithëse Peker nuk ka zbuluar ndonjë marrëdhënie me figurat e opozitës, Soylu kishte komentuar videot e Peker dhe  pretendoi se Peker  po merrte mbështetje nga udhëheqësit e opozitës.

Një tjetër ligjvënës i AKP  sugjeroi që Soylu  duhet të mbrohet dhe se hapja e një hetimi në bazë të fjalëve të një njeriu të korruptuar do të rrisë ndikimin e tij. Është intrigues fakti që kanali i Peker në YouTube nuk është bllokuar në Turqi dhe figurat më të larta të AKP, përfshirë zëdhënësin presidencial Ibrahim Kalin, nuk kanë dhënë komente për videot.

Më 18 mars, Soylu më në fund kërkoi nga prokurorët  të hetonin pretendimet e Peker. Baris Terkoglu , një gazetar i shquar që ka hetuar rrjetet e krimit të organizuar të Turqisë për dekada, e interpretoi këtë thirrje si “dorëheqjen de facto të Soylu”.

Nëse pretendimet e Peker-it janë të denja për një hetim apo të gjitha të rreme, ekziston një fakt që nuk mund të mohohet: Videot e tij shikohen nga miliona persona. Artikujt e Peker krijojnë një mori interpretimesh dhe komentesh.

Pse Peker dhe personat e njëjtë si ai tërhoqën  vëmendjen e publikut? Si u bë një kriminel kaq interesant dhe i kërkuar për audiencën turke?

Një pjesë e përgjigjes mund të gjendet në kulturën popullore bashkëkohore. Ëndrrat neo-Osmane të vendit  nisën nga serialet televizive afatgjata   si “Lugina e Ujqërve”, të cilat janë ndikuar  nga figura të vërteta të krimit të organizuar.

Peker ka theksuar në videot e tij se disa nga personazhet në këto seri janë frymëzuar nga ai. Publiku që shohin seri të tilla janë burra ultranacionalistë dhe islamikë në Turqi. Tani videot në YouTube të Peker pasqyrojnë sa e vështirë është bërë ndarja e kriminelëve të vërtetë nga ato imagjinarë, raporton abcnews.al

Një shpjegim më shumë është ngulitur në identitetin e Peker, një figurë e spikatur që ka folur kundër mos respektimit nga ana e policisë ndaj vajzës së tij të vogël dhe gruas së tij, të cilat ndodhen në Turqi. Ndërsa njerëzit shikojnë videot, ata vëzhgojnë dikë që përpiqet të portretizojë veten e tij si Robin Hood.

Shumë persona  nuk e dinë shkallën e plotë të aktiviteteve të Pekerit ose çfarë përfshijnë ato. Siç theksoi Gingeras, Peker ka qenë më shumë një figurë e famshme dhe marrëdhëniet e tij të dyshuara të paligjshme nuk cenojnë drejtpërdrejt një publik.

Kur ai flet për libra të tillë si romanet mafioze të Mario Puzo “Kumbari” dhe “Omerta”, ai po përpiqet të promovojë një imazh të fortë ndaj një mënyrë të padrejtë për të mbrojtur familjen e tij. Sidoqoftë, ndryshe nga figurat e tjera të mafias, Peker nuk është i paditur dhe mund të mos jetë i angazhuar në një betejë të vërtetë kundër tij pasi ai pretendon se i ka shërbyer shtetit dhe dëshiron që t’i kthehet shërbimeve të tij.

Ai përdor  imazhe dhe fjalë të ultranacionalistëve, islamistëve dhe madje edhe disa të majtëve të njohur për të rritur audiencën. Një faktor më shumë është se Peker magjeps publikun turk ndërsa ai prek burrat më të shquar të cilët duket se janë të papërshkueshëm nga kërcënimet.

Imazhi i Pekerit në sytë e publikut është i një anëtari të elitës në pushtet. Deri tani fjalët e tij si një person i brendshëm kanë një peshë të madhe pasi transparenca e veprimtarive të qeverisë është zvogëluar ndjeshëm.

Kur fjala e lirë është e jashtëligjshme, vetëm të jashtëligjshmit mund të flasin lirshëm. Në mënyrë intriguese, jo vetëm që nuk është bllokuar qasja në videot e tij, por deri më tani askush nuk është  marrë në pyetje në lidhje me to.

Fjalimet e përgatitura mirë dhe të përpunuara me përpikëri të Pekerit shihen si të mirëfillta dhe informuese. Një burokrat i vjetër nga institucioni i sigurisë duke folur në kushte anonimiteti tha, “Peker nuk ka nevojë të zbulojë gjithçka që di, e gjithë çfarë duhet të bëjë është të sinjalizojë atë që di.

Kur  udhëheqësit e mafies bëhen të dukshëm në sytë e publikut, është koha për riorganizime thelbësore midis grupeve aktiviste. Erdogan kërkon të përfitojë nga influenca  Peker. Pasi Peker ende i shërben shtetit”. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al