Zëdhënësia e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo duke se pas mbarimit të zgjedhjeve ka vendosur t’i rikthehet sërish jetës në Zvicër.
Para disa orësh, ish-missi ka publikuar një foto me një prej partnereve të saj në biznes duke lënë të kuptohet se është zhvendosur me punë atje.
Ajo që vihet re është se Floriana ka fshirë dhe emërtimin e mëparshëm si zëdhënëse e fushatës së PD-së në bion e saj të Instagramit, duke vendosur informacionet e hershme si prezantuese dhe linkun e biznesit të saj.
Nuk dihet zyrtarisht, por shenjat thonë që Garo mund të jetë rikthyer sërish në Zvicër. Kujtojmë qqë në nisje të fushatës, ajo u shpreh se do të kthehej në Shqipëri së bashku me fëmijët dhe partnerin./abcnews.al