Mjeku i njohur Tritan Kalo shprehet se referuar situatës së COVID në Shqipëri, jemi në udhë shumë të mbarë për t’ju gëzuar verës, por kërkon nga qytetarët që të mos harrojnë masat dhe përkujdesin për të shmangur infektimin.
“Kohë kovidiane…. 19.05.2021…. Plot 434 ditë që nga 9 Marsi 2020 në vijën e parë të zjarrit, në betejën me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….Një ekip Mantelbardhësh, Infermjeresh, Sanitaresh, Kordinatoresh, Farmacistesh, Imazheristësh, Barelmbajtësish, Shoferësh e Punonjës të Ruajtjes së Rendit në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive/Covid-1 të QSUNT, që me Punën, Profesionalizmin, Përkujdesjen e Përkushtimin e tyre kanë punuar dhe do të vijojnë të punojnë për të ofruar më të mirën e tyre, për mjekimin e të sëmurëve të prekur nga virusi jetëlëndues dhe jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19…..Aleatët më të mëdhenj në punën tonë kanë qënë e mbeten vetndërgjegjësimi i popullatës, si dhe mirëbesimi e mirëkuptimi i saj me të gjithë ofruesit e përkujdesit shëndetsor në të katër anët e vendit….
MHD (Maska, Higjena personale dhe ajo kolektive, Distancimi fizik), ky trinom i mirëtestuar në shekuj si dhe Vaksinimi në muajt e fundit, na kanë ndihmuar, po na ndihmojnë dhe do të na ndihmojnë që të ecim më me siguri në tynelin e Pandemisë dhe ti afrohemi dita-ditës DRITËS JESHILE në fundit e tij….ENDE kemi udhë për të bërë në këtë tynel, POR koha e këtij udhëtimi do të jetë shumë-shumë më e shkurtër si dhe më pak e mundimshme edhe më pak e dhimbshme se deri më sot….
Jemi në udhë shumë të mbarë për t’ju gëzuar Verës dhe Bukurive pa fund të Nënlokes Shqipëri, POR për asnjë çast mos e nënvlerësoni mirëkujdesin ndaj vetes si dhe të gjithë atyre që gjallojnë rreth jush…. “Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet” – shprehet i pagabueshmi “il poppolo Albanese”….Ju duam dhe për çdo çast jemi aty në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm…..Together forever!!!” shkruan Kalo./ Abcnews.al