Ushtria e Izraelit thotë se objektiv i saj gjatë sulmeve të vazhdueshme në Gaza është kreu ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif,
Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Gjeneral Brig Hidai Zilberman, tha se Izraeli është përpjekur të vrasë Deif, i njohur si kreun e Brigadave Izzedine al-Qassam.
Deif, i cili ka qenë në listën më të kërkuar të ushtrisë izraelite për më shumë se dy dekada, i ka mbijetuar përpjekjeve të përsëritura për jetën e tij gjatë viteve, përfshirë konfliktin e fundit në vitin 2014.
Uebfaqja izraelite e lajmeve Ynet raportoi se në një nga operacionet, Deif kishte qenë në bunkerin e tij kur Izraeli goditi vendin. Ai tenton të qëndrojë në prapavijë dhe vendndodhja e tij mbetet e panjohur. Ndërkohë që Hamas nuk i ka konfirmuar raportet. g.v/abcnews.al