Në tre dekada ende pa varr 6 mijë viktima të komunizmit

schedule19:00 - 19 Maj, 2021

schedule 19:00 - 19 Maj, 2021

Dokumentari “Pesha e baltës”, realizuar nga  Luljeta Progni, shfaqur në ABC, riktheu në vëmendje kërkimin dhe gjetjen e eshtrave të rreth 6 mijë personave të zhdukur gjatë diktaturës. Pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët vunë theksin tek indiferenca e institucioneve shtetërore  dhe shoqërisë.

Kërkimi dhe gjetja e eshtrave të afro 6 mijë personave të zhdukur me forcë gjatë periudhës komuniste, ky është fokusi i dokumentarit “Pesha e baltës“ realizuar nga Luljeta Progni, e shfaqur në ABC.  Ky dokumentar ishte nxitja që risolli në një tryezë, debatin mbi të zhdukurit.

Gentjana Sula, pranon zvarritjen e këtij procesi, por ajo jep lajmin nisjes se fazës së  parë  të mbledhjes  dhe ballafaqimit të dëshmive, për vend varrimet e të zhdukurve me forcë.

Afrim Krasniqi nënvizoi mungesën e kuadrit ligjor. Luigj Ndou Përfaqësuesi i Komisionit Ndërkombëtar  për personat e zhdukur, deklaroi se 800 persona kanë dëshmuar rreth 72 vendeve, të të zhdukurve në gjithë Shqipërinë.

Në këtë tryezë u diskutua problematika e zvarritjes  si  dhe shtigjet e procesit  të gjetjes së të zhdukurve  me forcë gjatë komunizmit.

/ Abcnews.al