Miriam Cani ndan foton e adhurueshme të engjëjve të saj

schedule20:04 - 19 Maj, 2021

schedule 20:04 - 19 Maj, 2021

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizzit shqiptar. Dyshja e famshme, të cilët janë bashkë për më shumë se një dekadë, kanë arritur të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme. Tashmë, ata janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam.

Postimet familjare në rrjete sociale janë të rralla por së fundmi, ka qenë Miriam e cila ka ndarë një foto të adhurueshme të dy ëngjëjve të saj. Ameli dhe Duam shihen të buzëqeshur në një lëndinë, foto të cilën këngëtarja e ka shoqëruar me fjalët: “Motër e vëlla”.

Kujtojmë që vogëlushi Duam erdhi në jetë në Janar të vitit që lamë pas duke e bërë Amelin një motër të madhe. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!